ARKATANA

Tringa Rexhepi debuton si aktore dhe këngëtare në Kanada

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Një talente tjetër shqiptare tashmë është në hapat e një ylli në Kanada. Tringa Rexhepi, nga Gjilani, ka disa vjet që jeton në Kanada, vendi i cili hapi dyert për këngëtaren dhe familjen e saj pas luftës së fundit në Kosovë.

Deri tani ajo ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale dhe shumë projekte të tjera që lidhen me artin. Mediat kanadeze i kanë dhënë hapësirë, duke e promovuar këngëtaren shqiptare, e që e kanë quajtur Hirushe.

“Go” ishte kënga, që Tringa Rexhepi debutoi në skenën muzikore kanadeze. Me këtë këngë ajo u prezantua edhe në skenën prestigjioze të Torontos, në kuadër të “Miss Globe 2015”, ku performoi live, transmeton Express i KTV-së.

Vokali i saj të sjellë ndërmend nuanca nga Celine, Christina, Kelly e Leona, ndërsa kënga “Go” është një baladë e përkryer pop, e cila me promovimin e duhur do të ishte e preferuara e çdo radioje. Kjo ishte kënga që edhe e bëri të njohur këngëtaren shqiptare.

Eco Higjiena

Së fundi, këngëtarja ka publikuar edhe single-in e radhës , i cili e sjella atë si kantautore. “Full time” titullohet kënga më e re, e cila është publikuar në versionin audio. Teksti dhe muzika është bërë nga vetë këngëtarja, kurse orkestrimi nga Sydnej Galbraith nga “Desert Fish Studios” në Toronto.

Tringa Rexhepi e rritur në një familje artistësh, ka studiuar muzikën për teatër, ka kënduar edhe me këngëtarë të njohur, si Keshia Chante, Jackie Richardson e Josh Groban.

Në një intervistë për mediat në Kanada, këngëtarja është shprehur se planet e saj janë të ndjehet e kënaqur me kualitetin e muzikës që e krijoi. “Nuk jam këngëtare ose aktore për famë. Dua t’u jap dëgjuesve momente të ndjehen se jam duke i shkruar mendimet dhe ndjenjat e tyre në tema të ndryshme. Besoj që nëse bën diçka me zemër dhe punon shumë, fati të vjen më lehtë dhe pastaj rriten shanset të bësh “boom”, është shprehur ajo. Tringa Rexhepi është prezantuar edhe si aktore, e cila deri tani ka luajtur në disa shfaqje dhe seri në Kanada. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se aktron në teatër, në film/TV, dhe është regjisore e teatrit. Jep mësim në shkolla të aktrimit dhe këndimit të Torontos.

Momentalisht aktorja dhe këngëtarja është duke punuar rreth një albumi, i cili pritet të dalë së shpejti në treg.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.