RCCOLA

Tribunali: Pritet të arrestohen 120 persona për 320 serbë të zhdukur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Clint Williamson duket se ka një dosje të trashë në tavolinë, të cilën pritet t’ua dorëzojë gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme (Tribunalit) që do të hetojë pohimet e Senatorit zviceran, Dick Marty.

Burime të Gazetës Express thonë se në dosjen e Prokurorit amerikan gjenden emrat e rreth 120 udhëheqësve të luftës së UÇK’së, të cilët pritet të jenë të akuzuar për zhdukjen e rreth 320 serbëve nga rajoni i Rahovecit dhe ai i Dukagjinit.

Të gjithë të dyshuarit, sipas burimeve të gazetës, pritet të arrestohen në momentin kur të plotësohet infrastruktura ligjore për krijimin e Gjykatës Posaçme (Tribunalit).

Mobi Casa

Express e ka parë këtë dosje dhe shumica nga emrat e përmendur aty janë drejtues të njohur të luftës nga rajoni i Dukagjinit dhe Drenicës, por vlen të theksohet se aty ka edhe emra të njerëzve që kanë vepruar kryesisht në pjesën Veriore të Shqipërisë, rrëzë kufirit me Kosovën.

Në këtë dosje, të cilën e ka parë gazeta, nuk figuron emri i Hashim Thaçit, megjithëse ai është përmendur në raportin e Dick Martyt.

Ndryshe, megjithëse hetimet nisën me dyshimet e para për trafikim me organet njerëzore, akuza ndërkombëtare ndaj udhëheqësve të luftës së UÇK’së ka devijuar në zhdukjen e rreth 320 civilëve serbë.