Tri vjet nga marrja e kontrollit të pikave doganore me Serbinë

Me 25 korrik të vitit 2011 me një vendim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, forcat speciale të policisë së Kosovës ROSU zbarkuan në veri të Mitrovicës për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Ky operacion u quajt i suksesshëm nga qeveritarët, por jo edhe nga ekspertët e sigurisë dhe opozita.
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, pavarësisht vlerësimeve të kundërta që i japin opozita dhe analistët, ai nuk hezitoj ta quaj të suksesshëm operacionin e 25 korrikut në vitin e kaluar, me të cilën tha se i është dhënë fund opsionit për ndarjen e Kosovës.
“Ky ka qenë operacioni më i suksesshëm, pavarësisht se nganjëherë analistët dhe opozita gjejnë defekte në këtë aksion. Them se është më i suksesshmi dhe është arrit qëllimi që ka qenë, të vendosën në pikën 1 dhe 31 policia kufitare dhe doganierët, pra institucionet e Kosovës dhe definitivisht ky aksion, ky veprim e ka hjek nga spekulimet e mundshme dhe nga tryezat e ndryshme opsionin e ndarjes së Kosovës ose të një konflikti të ngrirë”, kishte thënë Rexhepi.
Por sot, kur edhe po bëhen tri vjet nga ndërhyrja e forcave speciale të policisë në veriun e Kosovës, të rikujtojmë se gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë “ROSU”.
Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën, ku më pas pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit, të cilët gjatë revoltave të tyre i dogjën pikat kufitare.
Ndërkohë opozita dhe analistë për këtë çështje, e quajtën si aksion të ngutur dhe jo të menduar mirë.
Por edhe pse autoritetet e Kosovës u shtrinë në atë pjesë, lëvizja e lirë e qytetarëve në atë pjesë vazhdon të mbetet e kufizuar.
Kompetencat për heqjen e barrikadave i kishin dhe vazhdojnë t’i kenë EULEX-i dhe KFOR-i. Brenda këtyre viteve, arritën të hiqen disa barrikada, por jo edhe atë në urën mbi lumin Ibër.