UBT

Tri lagje të qytetit të Gjilanit do të mbesin pa anergji elektrike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Dalja e Spitalit që përfshinë Kodrën e Dëshmorëve dhe dalja Zalli që përfshinë rrugën Prishtina – udhëkryqi, vetëshërbimi Pireva dhe tregu i automjeteve do të mbesin pa energji elektrike këtë të mërkure.

Më 08.11.2017 në NS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet: Dalja 10 kV J18 Spitali (Kodi: 63000018) prej orës 11:00 deri në orën 12:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesa pas Spitalit dhe Kodra e dëshmorëve. Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj.

Hidromorava

Më 08.11.2017 në NS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet: Dalja 10 kV J19 Zalli (Kodi: 63000019) prej orës 13:30 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Prishtina – udhëkryqi, vetëshërbimi Pireva dhe tregu i automjeteve.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i mbrojtjes rele, kyçje-shkyçje, revizion i kthinës etj thuhet në njoftimin e KEDS-it./rajonipress/