FIDANISHTJA

“Tri kushtet janë kot”/ Lekaj: Kurti e Bislimi po bëjnë lojë politike në dialog

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, gjatë të martës janë takuar në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Shefat e tyre nuk pranuan të takohen ball për ballë një javë më parë, por, kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq zhvilluan takim.

Lidhur me këtë, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj,thotë se prezenca e Kurtit dhe Bislimit në dialog është një lojë politike e tyre.

“Prezenca e Bislimit dhe Kurtit në dialog është një lojë politike e të dyve përballë qytetarëve të Kosovës dhe fuqive ndërkombëtare. Varësisht nga ecuria dhe temat e dialogut ata fatkeqësisht po e bartin përfaqësimin në mënyrë reciproke, e cila pastaj po sjell konfuzitet dhe mjegulli të procesit të dialogut”, tha ai.

Lekaj thekson se procesi i dialogut po kalon ditë të vështira, pasi që nuk ka dakordime dhe as favore në krah të Kosovës.

Mobi Casa

Tutje, ai vlerëson se Qeveria Kurti ka dështuar në dialog dhe vendit po i kushton shumë në proceset e zhvillimit.

“Procesi i dialogut po kalon ditë të vështira, pasi jemi në një udhëkryq që nuk po ka as dakordime të palëve e as favore në krah të Kosovës. Kjo Qeveri ka dështuar në dialog dhe po na kushton shumë si shtet në proceset e zhvillimit të vendit”, shtoi Lekaj per gazetablic.

Ai po ashtu vlerëson se kushtet e Kurtit kanë qenë kushte koti dhe vetëm për kalkulime politike brenda dhe jashtë vendit.

“Kurti me tre kushtet që i ka bërë, janë kushte koti dhe sa për kalkulime politike brenda dhe jashtë vendit”, përfundoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.