UBT

Tri kushtet e Lajcakut: Siklet për Serbinë!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori menaxhues në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë, Miroslav Lajcak, politikanëve serb ua ka përcjellë kërkesat e reja të BE-së të cilat Serbia duhet t’i përmbushë.

Siç raporton “Novi Magazin”, Lajcak Beogradit ia ka bërë me dije tri kushte që duhet t’i përmbushë, para se të fillojnë negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE. Siç ka thënë burimi i këtij portali, “kushtet janë të pamundshme të përmbushen nga Serbia”.

“Press” shkruan se Vuk Jeremici, i cili është takuar me Lajcakun, e ka informuar Boris Tadicin se “tri kushtet janë të papranueshme”. Njëri prej kushteve ka të bëjë me kërkesën gjermane për eliminimin e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

Eco Higjiena

Sipas gazetës, lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, pra Tadic, është i shqetësuar nga këto kushte sa që heziton ta ketë postin e kryeministrit të ri të Serbisë. Ai po konsultohet me të tjerët në mënyrë që për këto gjëra ta ketë një qëndrim të unifikuar kombëtar. Sot do të takohet me liderët e koalicionit të mbledhur rreth Partisë Socialiste të Serbisë, për të diskutuar rreth “ultimatumit të Lajcakut”.

Tomislav Nikolic, presidenti i ri i Serbisë, i cili të enjten u takua gjithashtu me Lajcakun, ka thënë se nuk ka njohuri nëse BE gjatë rrugëtimit të Serbisë në Union do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/