FITORJA

Tri klube të njohura pas Leon Abdullahut, karriera e tij vazhdon në Gjermania ose Itali

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Borussia Monchengladbach ka pasur përvoja të shkëlqyera me mesfushorët e marr nga FC Basel 1893, dhe kjo duket se po ndikon në planet e saj për të ardhmen. Sipas ekspertit të transferimeve, Rudy Galetti, skautët e klubit gjerman janë vënë në ndjekje të mesfushorit qendror defensiv, Leon Avdullahu.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me Baselin, duke qenë titullar në 30 nga 32 ndeshje të kampionatit.

Me paraqitjet e tij të mira, ai është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe ka rritur vlerën e tij në treg në 7.5 milionë euro – çka do ta bënte një transferim jo të lirë.

Uji Dea

Avdullahu, i cili ka prejardhje nga Kosova, shihet si zëvendësues potencial i Julian Weigl, nëse ky i fundit largohet gjatë verës.

Një lëvizje e tillë do të kishte kuptim për Borussian, pasi Avdullahu do të mund ta zinte menjëherë hapësirën që do të linte Weigl – duke sjellë sërish një “numër 6” të vërtetë në skuadër.

Përveç Borussias, për lojtarin ka interesim edhe nga VfL Wolfsburg dhe ACF Fiorentina, duke e bërë garën për nënshkrimin e tij edhe më interesante. /Telegrafi/