Uji Dea

“Tri dritare dhe një varje” synon Venedikun

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kishin paralajmëruar se premierën e filmit “Tri dritare dhe një varje” do ta japin në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest’. Por si duket organizatorët e filmit nuk janë të kënaqur me këtë ngjarje vendore të filmit. Ata dëshirojnë ta dërgojnë filmin në ndonjë festival ndërkombëtar.

Kushtet e këtyre të fundit, zakonisht janë që filmat të jenë premierë. Dhe ky është shkaku pse publiku kosovar s’ka mundësi ta shoh “Tri dritare…”.

Hidromorava

“Filmin nuk do ta japim në ‘PriFest’ për shkak se jemi të interesuar që ta japim në disa festivale ndërkombëtare të cilat e kanë parakusht që mos me u shfaq asnjë projeksion as privat. Duke pas parasysh këtë kusht, jemi detyruar që ta mbrojmë filmin për festivale”, thotë regjisori Isa Qosja.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e ‘PriFest’-it, Vjosa Berisha.
“Ai film është në fazën e përfundimit dhe shpresojmë do ta shfaqim edicionin e ardhshëm”, ka deklaruar ajo…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.