UBT

Tri ditëve të fundit asnjë i infektuar në komunën e Vitisë-situata nën kontroll

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në tri ditët e fundit, nuk është shënuar asnjë rast, të ketë rezultuar pozitiv me Covid 19 në komunën e Vitisë. Momentalisht janë 5 të shëruar , të hospitalizuar 4, si dhe numri aktiv i të prekurve është 23. Janë këto të dhënat që i bëri të ditur sot kryetari i komunës, njëherit kryesues i Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sokol Haliti, i cili po ashtu theksoi se fal bashkëpunimit të mirë, menaxhimit të suksesshëm, por edhe duke ju falënderuar policisë së Kosovës, Inspektoratit dhe institucioneve tjera që janë të inkuadruara në luftimin e pandemisë, kemi një situatë të mirë dhe nën kontroll.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që të vazhdohet me klorifikimin dhe dezinfektimin, ndërkohë që ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë me respektim strikt të masave mbrojtëse.

Eco Higjiena

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, njoftoi se fokusimi i organeve të rendit është respektimi i masave nga ana e qytetarëve, posaçërisht vendosja e maskave.

Sipas tij, disiplina që po tregojnë qytetarët, është optimiste për një përmirësim të mëtutjeshëm të gjendjes./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.