UBT

Tri diploma false i kishte zyrtari i AKI’së

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

​Tri diploma të shkollës së njëjtë i kishte nxjerrë zyrtari i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi. Dy ia kishte lëshuar Rushit Haliti dhe një Faruk Hoti. Të dy janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës si të dyshuarpër shpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit për shkak të dhënies së këtyre diplomave false zyrtarit të AKI-së.

Lumi të premten është sjellë me pranga në duar në Gjykatë. Propozimi i prokurores Ferdane Sylejmani për një muaj paraburgim nuk është aprovuar nga gjyqtarja Alltën Murseli.

Uji Dea

Ajo ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, derisa dy ish-drejtorët e shkollës së mesme teknike “Anton Çetta” në Skenderaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë rast janë gjithsej tetë persona të dyshuar, shkruan Koha Ditore.