Hidromorava

Tri botime për 100-vjetorin e Pavarësisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

100-vjetorin e Pavarësisë Shqiptare, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës (SHORK) e pret me tre tituj të rinj.

Me revistën shkencore ‘Studime Orientale nr.3’, që lexuesit i sjell tema interesante nga studiues të dalluar shqiptarë, studime, dhe analiza shkencore; si dhe me dy titujt e rinj: “Reflektime të Luftës së Shqiptarëve për Pavarësi 1389-1999, në Burime Orientale”, nga akademiku Feti Mehdiu; dhe “Shqipja dhe Arabishtja – Kur’ani dhe Hadithi, Burim për Fjalorin Etimologjik të Shqipes”, nga arkeologu shqiptar, Tomor Kastrati.

Fundamenti

Ndryshe, përveç dy numrave të revistës ;Studime Orientale’, Shoqata e Orientalistëve të Kosovës (SHORK) që nga viti 2001 ka botuar edhe titujt:

“Hyrje në Filologjinë Orientale” (2004); “Për Letërsinë Arabe” (2005); “Sahihu-l-Buhari në Gjuhën Shqipe” (9, 2006); “Maturantët e Parë të Medresesë “Alauddin” (2007) dhje “Leksikon i Hafizëve” (2010).