Tri aktakuza të ngritura për dhunë në familje, falsifikim të dokumenteve dhe lëndim trupor

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/