Eko Higjiena

Tri aktakuza për dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza për dhunë në familje.

Në rastin e parë, sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., më 29 dhjetor 2018, në Gjilan, me veprimet e tij dhe me dashje ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarës K.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, duke i kërkuar shpjegime rreth punës së saj, e godet me shuplakë, pastaj përsëri e godet në veturë duke shkuar tek një qendër tregtare, si dhe kur kthehen në banesën e tyre, prapë fillon të e ofendojë dhe kërcënojë me fjalë, ku në një moment i vërsulet me një kabllo në dorë, por e dëmtuara arrin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në këtë mënyrë, i pandehuri B.A., ka kryer veprën penale “Sulm”.

Në rastin tjetër, i pandehuri S.S., më 25 dhjetor 2018, në komunën e Gjilanit, në një kafiteri, nën ndikimin e alkoolit, për shkak të xhelozisë rreth një telefonate, fillimisht ia merr telefonin bashkëshortes së tij, të dëmtuarës F.K. dhe e sulmon duke e kapur për flokë dhe duke e goditur me grushte në fytyrë, ku pasi shkojnë në shtëpi përsëri e godet me grushte në kokë, me ç’rast si pasojë e goditjeve e njëjta bie pa ndjenja.

FIDANISHTJA

Me këto veprime, i pandehuri S.S., ka kryer veprën penale “Sulm”.

Sipas aktakuzës tjetër, i pandehuri B.S., më 02 janar 2019, në Gjilan, nën ndikimin e alkoolit, ka shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës N.S., ku fillimisht i kërkon asaj dhe djalit të tyre që të largohen nga shtëpia e tyre, pastaj e sulmon të njëjtën, duke e goditur me grushte në fytyrë, derisa aty ndërhyn djali i tyre dhe e pengon.

Në këtë mënyrë, i pandehuri B.S., ka kryer veprën penale “Sulm”.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzave, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe të njëjtit t’i dënojë sipas Ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.