Trepikëshi i parë për Gjilanin

Gjilan – Shënues: Premton Muja ‘ 11, Alban Hyseni ’63. Gjilani – KEK-u 2 : 0 ( 1:0).
Stadiumi i qytetit në Gjilan. Shikues: 200. Gjyqtarë: Cerroviku, Bala, Reçica. Kartoni i verdhë: Ramadani (Gjilani) – Thaçi, Hashani, Visoka (KEK-u). Kartoni i kuq: Shaqiri (pas dy të verdhëve) (Gjilani)
Gjilani: Gagica, Hyseni, Arifi, Ramadani, Kastrati, Bajraliu (Rexhepi), Dauti, Maliqi, Salihu ( Sylejmani), Muja (Syla), Shaqiri.
KEK-u: Dedinca, Preniqi (Kurteshi), L.Thaçi, Hashani, Visoka, Haliti, Simnica, H.Thaçi (Behrami), Kodraliu, Preniqi (Mashuka).
Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar fitoren e parë në këtë stinor, duke e mundur skuadrën e KEK-ut nga Kastrioti me rezultat 2:0. Ishte kjo një fitore e merituar e gjilanasve, pasi gjatë tërë ndeshjen ishin skuadër më e mirë, derisa mysafirët vetëm një herë arritën ta rrezikojnë portën e vendasve.
Ndeshja ka filluar me një minutë heshtje në nderim të Selami Osmanit, që ditë më parë ndërroi jetë, një veprimtar i madh i sportit në Gjilan, që çdo gjë bëri që futbolli gjilanas të ec parapara.
Fillimi i ndeshjes më shumë është zhvilluar në mesin e fushës, sikur skuadrat dëshironin që në këtë fillim të gjejnë gabimet e skuadrave kundërshtare. Nuk kaloi shumë kohë dhe skuadra e Gjilanit ka tentuar të shënoj gol përmes këmbëshpejtit Yll Maliqi, që futet në zonën e rreptësisë dhe nga 7-8 metra gjuan drejt në portierin Dedinca.
Luhej minuta e 11 dhe përsëri ishte Yll Maliqi që nga e djathta ka shpërthyer, duke kaluar mbrojtësin Haliti, dhe nga vija e fundores gjen te vija e 16 metërshit Salihun, i cili edhe pse ishte në pozitë ballore, topin e pason deri te Muja që gjendej në pozitë më të mirë dhe këtij të fundit nuk i mbeti tjetër veç ta fus topin në rrjetë dhe të shënoj golin e parë për Gjilanin.
Deri në minutën e 58, loja është zhvilluar në mesin e fushës, dhe nga ky çast vendasit mbeten me një lojtar më pak, pasi Fillonit Shaqiri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, gjë që automatikisht ishte përjashtim nga loja.
Edhe përkundër epërsisë numerike të mysafirëve, ishin vendasit që shënojnë gol. Ishte ky kapiteni Alban Hyseni që ka shënuar nga afërsia në minutën e 63, pasi më herët me kokë ka goditur shtatlarti Salihu, por topi i dëbuar nga portieri Dedinca, Hyseni e fut në rrjetën e zbrazët.
Të vetmin rast ideal për shënim në këtë takim për mysafirët e kishte sulmuesi që ishte inkuadruar pak qaste më parë në lojë, ndërsa ishte ky Kurteshi që jep gjuajtje të fortë nga 20 metra, portieri vendas Gagica arrin ta prek topin për aq sa topi të godet transversalen dhe për të dal jashtë vijës fundore./rajonipress/