GRANDEMALL

Trepikësh që siguron mbijetesën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 200. Shënues: Shpetim Hajdini ‘43. Gjyqtarë: Gashi, Kume, Potoku. Kartoni i verdhë: Murseli, Zeqiri(Gjilani) – Rexhepi, B. Mustafa (Vitia). Kartoni i kuq Ferati (pas dy të verdhëve). Gjilani – Vitia 1:0 (1:0).

Gjilani: Ajdini, L. Hasani (D. Hasani) Uka (Beqiri), Kastrati, Arifi, Hyseni, Zeqiri (Syla) Bajraliu, Murseli, Hajdini, Ferati. Trajner: Sallah Sherifi.

Vitia: Ymeri, Pajaziti, Tahiri, Zuka (Ar. Mustafa) Rexhepi, Kryeziu (Muhaxheri) Bytyqi, B. Mustafa (Ismajli) A. Mustafa, Idrizi, Hajralluhu. Trajner: Rexhep Murseli.

Futbollistët e Gjilanit kanë shënuar një fitore me rëndësi kundër të fundit në tabelën e klasifikimit dhe me këto tri pikë të fituar edhe matematikisht kanë siguruar mesin e tabelës duke i ikur kështu ndeshjes së barazhit.

Që në minutën e nëntë vendasit kanë mundur të shënojnë nga gjuajtja e lirë, ndërsa ekzekutues i gjuajtjes ishte Kastrati që furishëm ka gjuajtur dhe për disa centimetra ka kaluar pranë horizontales.

Në minutën e 23, Hajdini nga mesi i fushës i ka ikur një pozicioni jashtë loje, del i vetmuar para portierit mysafirë dhe në vend të godet njërin nga këndet e portierit Ymeri, ai gjuan drejt në trupin e portierit vitias.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, vendasit kanë shënuar golin e epërsisë dhe të vetmin në këtë ndeshje, duke iu falënderuar një mbrojtësi mysafirë, i cili në dëshirë që të largoj topin jashtë zonës, godet Hajdinin në trupin e tij duke u futur topi mbi duart e Ymerit që ishte jashtë portës së tij.

Fundamenti

Iniciativa e mysafirëve në pjesën e dytë ishte e madhe dhe me të gjitha forcat janë orientuar drejt portës së Hajdinit, por që deri në minutën e 73 nuk kanë arritur të krijojnë ndonjë rast për shënim. Në këtë minutë, B. Mustafa nga 22 metra ka gjuajtur dinakërisht, por topi për disa centimetra kalon pranë portës.

Që nga minuta e 75, vendasit mbeten me një lojtar më pak, pasi Ferati është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, gjë që mysafirët tash me një lojtar më shumë me të gjitha forcat sulmojnë për të barazuar rezultatin.

Në minutën e tretë shtesë, mysafirët kanë mundur të shënojnë dhe të barazojnë rezultatin, pasi Idrizi nga 20 metra ka gjuajtur fuqishëm, portieri Ajdini ka arritur të pret topin, por jo edhe ta posedoj në duart e tij, kështu që topi vije deri te A. Mustafa , i cili nga 4-5 metra nuk godet portën e zbrazët.

Thanë pas ndeshjes:

Alban Hyseni, kapiten i Gjilanit: Pjesën e parë e filluam shumë mirë dhe patëm topin më shumë në posedim se dhe krijuam disa raste për shënim. Në pjesën e dytë për arsye të panjohura ramë nga loja dhe mysafirët disa herë rrezikuan portën tonë dhe vlen të theksohet rasti i minutës së fundit dhe vetëm fal fatit nuk pësuam gol.

Mysafirët nuk deshën të prononcohen për shkaqe të panjohura për ne./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.