UBT

Trepikësh që mban Gjilanin në vendin e parë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit kanë vazhduar me fitore dhe kësaj radhe viktimë ishte skuadra e Lepencit nga Kaçaniku që lehtë kaloi me vetëm katër gola të pësuar. Vendasit në çdo aspekt ishin skuadër më e mirë dhe sulmuesit e Gjilanit po të ishin më të vëmendshëm, do të shënonin së paku edhe po aq gola.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300 . Shënues: Ferati ’41, Selmani ’68, Sermaxhaj ’79, Haliti ‘84. Gjyqtarë: B. Batalli, A. Potoku, N. Hysenaj. Kartoni i verdhë: Selmani (Gjilani) – Dema, Guri (Lepenci) . Gjilani – Lepenci 4:0 (1:0)

Gjilani: Ajdini, Hyseni, Kastrati, Murseli (Syla), Maliqi, Mustafa (Uka), Morina, Muja, Haliti, Ferati (Sermaxhaj), Selmani.

Lepenci: Palloshi, Zeneli, Berisha (Guri), Dema, Mulaku, Ademi (Jakupi), Luri (Reka), Livoreka, Kuka, Xhika, Tafili.

Futbollistët e Gjilanit kanë vazhduar me fitore dhe kësaj radhe viktimë ishte skuadra e Lepencit nga Kaçaniku që lehtë kaloi me vetëm katër gola të pësuar. Vendasit në çdo aspekt ishin skuadër më e mirë dhe sulmuesit e Gjilanit po të ishin më të vëmendshëm, do të shënonin së paku edhe po aq gola.

Që nga fishkëllima e parë e gjyqtarit Batalli, vendasit i bëjnë me dije mysafirëve se tri pikët do të mbesin në Gjilan, duke atakuar portën e Palloshit të thuash çdo minutë. Megjithatë rastet më të mira për shënim kanë qenë në minutën e 8, kur Haliti bukur gjen para 16 metërshit Selmanin, i cili nga një pozitë ballore godet pranë pingules. Në minutën e 28, Ylber Kastrati nga 35 metra ka goditur horizontalen e Palloshit, i cili veç ishte mposhtur, pasi kishte dal larg portës së tij.

RCCOLA

Goli i parë për Gjilanin vije në minutën e 41, ndërsa golashënues ishte Ferati që nga afërsia ka shënuar gol me kokë, pas harkimit milimetrik të Murselit nga e majta.
Në pjesën e dytë vendasit edhe përkundër epërsisë minimale, nuk janë ndalur duke sulmuar, por deri te goli është dashur të pritet deri në minutën e 68, ndërsa shënues ishte Selmani që bukur ka shfrytëzuar gabimin e portierit Palloshi, i cili topin nuk e kap si duhet duke i ikur nga duart dhe nuk e kishte të vështirë sulmuesi gjilanas që të shënoj në portën e zbrazët për rezultatin 2:0.

Pas pranimit të golit të dytë, mysafirët me të gjitha forcat sulen për të shënuar ndonjë gol, por kjo i kushtoi me pranimin edhe të dy golave. Fillimisht në minutën e 79, Selmani gjuan furishëm në drejtim të portës, portieri Palloshi arrin që por shkurtazi ta dëboj topin deri te Sermaxhaj, i cili sapo ishte inkuadruar në lojë dhe që nuk e kishte të vështirë që nga 5-6 metra të godet portën e zbrazët.

Goli i fundit në ndeshje është shënuar në minutën e 84, ndërsa golashënues ishte Haliti që në këtë ndeshje pa dyshim ishte lojtari kryesor nga i cili fillonin të gjitha aksionet. Uka këmbëshpejtë nga e djathta kalon dy mbrojtës mysafirë, futet brenda zonës duke gjetur në anën e kundër të lirë Halitin, i cili saktë godet këndin e poshtëm të majtë të Palloshit.

Thanë pas ndeshjes:

Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit:Dominuam gjatë tërë ndeshjen e sidomos në pjesën e dytë futbollistët u angazhuan maksimalisht ku shënuan tre gola dhe ku kanë mundur të shënojnë po edhe aq. Megjithatë fitore e merituar dhe i përgëzoj futbollistët për angazhim.

Bardhyl Burniku, kryetrajner i Lepencit: Ne e mundem vetveten pasi të gjithë golat jo që vendasit patën aksione të mira, po mbrojtja ishte ajo që i mundësonte të shënojnë gola. Gjilani shihej se është skuadër më e mirë se ne dhe fitorja e tyre është e merituar dhe i uroj edhe për mikpritje dhe lojë korrekte./rajonipress/