Uji Dea

“Trepça” rrit prodhimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Miniera e “Trepçës”, e cila gjatë fushatës parazgjedhore më së shumi është zënë në gojë pothuajse nga të gjithë liderët e subjekteve politike, ka më tepër se 16 muaj që ka mbetur me ushtrues të detyrës së drejtorit.

Halil Çelaj, i cili është emëruar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në krye të menaxhmentit të “Trepçës”, pas protestave të minatorëve, ka arritur të paktën që ta stabilizojë situatën dhe të krijojë kushte të mira për punë.

Por, përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për privatizimin e “Trepçës”, jo vetëm që e kanë shtuar pakënaqësinë dhe mllefin te minatorët, por kanë ndikuar edhe në punën e Çelajt, i cili shumë herë ka kërkuar që në vend të privatizimit “Trepça” të riorganizohet dhe të ristrukturohet, shkruan Zëri.

“Riorganizimi do ta ringjallte zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Për batimi e projektit të riorganizimi dhe ristrukturimit ka kapacitete të mjaftueshme”, thotë Çelaj.

Uji Dea

Çelaj, në përpjekjet e tij për të mos lejuar privatizimin e “Trepçës” ka përkrahjen absolute të minatorëve dhe të sindikatës, por jo edhe të qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, minatorët dhe menaxhmenti e kanë humbur besimin edhe në AKP-në, e cila po e zvarrit procesin e kalimit të “Trepçës” te qeveria kosovare, e që për minatorët është e vetmja alternativë për ta zhvilluar “Trepçën” dhe për ta sjellë atë në gjendjen e përparme, kur ishte një nga eksportuesit më të mëdhenj në ish-Jugosllavi.

Minatorët, posaçërisht sindikalistët akoma e ndjejnë mungesën e ish-drejtorit Ferat Shala, i cili siç thonë ata, është larguar nga kreu i menaxhmentit të “Trepçës”, vetëm për faktin se nuk e ka lejuar privatizimin e minierës. Por, ushtruesi i detyrës së minierës, Halil Çelaj, thotë se edhe pas largimit të Shalës, është bërë punë e mirë.