Uji Dea

“Trepça” në dorë të amerikanëve nëpërmjet Serbisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Marrëveshja për bashkëpunim teknik mes RMK “Trepça” dhe “Fuqia amerikane Gjeneratës së Re” (NGP) do të mund të finalizohet deri në fund të vitit, tha Ministri i Minierave dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Serbisë, Millan Baçeviç ka thënë se Serbia është drejt finalizimit të marrëveshjes me një kompani amerikane “New Generation Power” që t’ia jap asaj astete e ndërmarrjes “Trepça”, që faktikisht është në territorin e Kosovës.

Baçeviç tha se drafti i partneritetit strategjik është gati dhe se tani është lënë që të dy palët të bien dakord mbi formën përfundimtare të dokumentit.

Ky ministër serb thotë se janë bërë matje gjeologjike dhe parashikohet rritja e vëllimit prodhues në minierat ekzistuese, të vendosura në pjesën veriore të ‘Trepçës’, të tilla si “Bardhë kodër” dhe ” Crnci”.

RCCOLA

“Gjithashtu, plani është që të ndërtojë një termocentrali, i cili do të prodhojë energji elektrike për të gjitha komunat në veri të Kosovës, me kapacitet të instaluar prej 50 megavat”, tha Baçeviç, shkruan gazeta e Beogradit “Kurir”.

Përqindja e propozuar e aksioneve deri tash në draftet mes Serbisë dhe kompanisë amerikane është 51 % për palën serbe dhe 49 % kompaninë amerikane.

Baçeviç thotë se nuk do të merren parasysh deklarimit Agjensisë Kosovare të Privatizimit mbi pretendimet për pronësi në “Trepcen Veriore” pasi që siç thotë ai ” Trepça “është njëqind për qind serbe”.