FIDANISHTJA

TrendBiz mundëson ligjërata e trajnime online

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ditët moderne ku koha është para dhe se angazhimi i njerëzve në punë ka bërë që koha për të studiuar të limitohet, eTrajnimi po përhapet gjithkund. Këshilla, ligjërata dhe trajnime të dhëna në çdo kohë përmes internetit po mundësojnë një epokë të re të fitimit të njohurive që më parë janë dizajnuar të përfitohen nëpër klasë tradicionale ku ligjëruesi patjetër është dashur të jetë prezent.

Shoqata Amerikane për Trajnim dhe Zhvillim ka vlerësuar se 75% të fuqisë punëtore të SHBA do të kenë nevojë për një lloj të ritrajnimit Brenda 5 viteve në mënyrë që ti plotësojnë nevojat e industrisë dhe rritjes së konkurrencës globale.

Hewlett-Packard ka vlerësuar se jetëgjatësia e titullit të fituar Bachelor në Inxhinieri e ka periudhën vetëm të 18 muajve dhe nëse nuk ripërtërihen njohuritë në vazhdimësi përmes trajnimeve atëherë vlera e njohurive të fituara vetëm në Universitet do të jetë sipërfaqësore. Për këtë arsye trajnimi online është zgjidhja perfekt për t`i plotësuar nevojat e të interesuarve për trajnim për shkak se është e gatshme sipas kërkesës, nuk kërkon transport dhe është kosto efikase.

Për këtë arsye kompania Kosovare TrendBiz e cila ka një staf entuziast dhe të shkolluar në botën e jashtme, ka zhvilluar platformën eTrajnimit ku organizohen kurset online të cilat janë të përshtatshme dhe mundësia për studim është 24 orë 7 ditë në javë. Kompania është përkujdesur që të angazhon ligjërues eminent me tituj akademik të cilët studentëve poashtu ju dërgojnë lajmërime, shënime dhe literaturë. Gjithashtu studentët mund të rishikojnë detyrat, të marrin pjesë në kuize praktike, të diskutojnë pyetjet, të bashkëbisedojnë me studentët e tjerë të cilët mund të jenë nga një kontinent tjetër dhe të studiojnë kur do që ata dëshirojnë.

ARKATANA

Platforma eTrajnimi mund t`ju shërbej të gjithëve të cilët janë të interesuar që të fitojnë njohuri apo ritrajnohen në lëmitë e caktuara, pa marrë parasysh çfarë shteti gjenden Kosovë, Shqipëri apo Diasporë.

Kurset e ndryshme si Matematika dhe Algjebra, Bazat e Programimit, Gjuha Shqipe Elementare, Menaxhimi Financiar dhe Projekteve dhe shumë kurse të tjera atraktive do të jenë pjesë e produkteve të kësaj platforme.

Qasja në Platformën eTrajnimi është shumë e thjeshtë, vetëm duhet të hyni në web-faqen: wwwHYPERLINK “http://www.etrajnimi.trendbiz.co/”.etrajnimi.trendbiz.co dhe aty do të gjeni të gjitha informatat që ju nevojiten, prej krijimit të një llogaria personale deri te mbajtja e një ligjëratë në një kurs të caktuar. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.