“Tregu i gjelbër” punëson 13 ish punëtor të “Eco – Higjienës”
Gjilan – Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu i Gjelbër” ka punësuar 13 ish-punëtor të “Eco – Higjienës” të cilëve nuk ju ishte vazhduar kontrata para disa muajve.
Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu i Gjelbër” ka filluar veprimtarin e saj para dy muajsh dhe dita e ditës po konsolidohet dhe po rritet fuqishëm.
Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj Ndërmarrje z. Avdyl Jerliu është takuar me ish-punëtorët e ndërmarrjes “Eco Higjiena” të larguar nga puna para disa muajsh dhe i ka njoftuar me vendimet e fundit të cilat i kanë marrë në raport me këta punëtor.
Kryeshefi Ekzekutiv i njoftoi punëtorët se në bashkëpunim të ngushtë me aksionarin në këtë rast komunën e Gjilanit kemi vendosur që mos të mbeteni rrugëve të papunë e kur dihet se disa prej jush këtu te Tregu e keni pasur vendin e punës edhe më herët.
Punëtorët e pranuar e falënderuan Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për mikpritjen që ju kanë bërë sa herë që ata kanë pasur nevojë të takohen me të dhe t`i shprehin shqetësimet e tyre thuhet në njoftimin e Avdyl Jerliut./rajonipress/


