Trefishohet numri i shtetasve nga Kosova që i drejtohen Shqipërisë

Numri i shtetasve nga Kosova që i drejtohen Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, duke hyrë nga pikat e kalimit kufitar të qarkut të Kukësit është trefishuar.
Sipas të dhënave në 8 mujorin e këtij viti është vërejtur një fluks shumë i madh hyrjesh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në 10 ditëshin e parë të muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 187 mijë shtetas, por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton se kanë hyrë 42 mijë persona më shumë, raportojnë mediat shqiptare.
Ndërkohë, në muajin Korrik kanë hyrë nga Kosova më shumë se 418 mijë shtetas, 28 mijë shtetas më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.