Tre veta në Livoq të Epërm rrahën për borxh

Gjilan – Në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi janë rrahur në mes vete njoftoj Policia e Kosovës.
Sipas policisë pas rrahjes tre të involvuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/