UBT

Tre serb arrestohen në Pasjan, tentuan t`i sulmojnë fizikisht policët

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Pasjan, ka vërejtur veturën Audi A-6, me targa NI republika e Serbisë, të parkuar në vend të ndaluar për parkim. Të njëjtit i kanë hequr targat e veturës, por në ndërkohë vijnë tre të dyshuarit që të gjithë serb shtetas të Kosovës, të cilët fillimisht nuk i kanë zbatuar urdhëratë e policisë dhe pas shqiptimit të dënimit, të njëjtit kanë penguar policët dhe kanë tentuar edhe për t`i sulmuar fizikisht.

Në rast janë kyçur edhe njësite policore nga Stacioni i Gjilanit, ku janë arrestuat tre të dyshuarit të cilët janë intervistuar nga ana e policisë së Kosovës në prani të avokatëve mbrojtës, të cilët më pastaj me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 h.

Eco Higjiena

Rasti procedohet në prokurori me kallëzim penal “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës” njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/