Tre persona arrestohen në Gjilan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohen tri pistoleta dhe një thikë
Gjilan – Tre persona të dyshuar janë arrestuar në qytetin e Gjilanit nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, më 5 nëntor 2026, zyrtarët policorë kanë realizuar kontrolle ndaj tre meshkujve kosovarë, të cilët ndodheshin në një kafiteri në qytetin e Gjilanit.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, përkatësisht:
Një pistoletë e kalibrit 9×19 mm, me një karikator dhe 10 fishekë.
Një pistoletë e llojit TT, e kalibrit 7.62 mm, me një karikator dhe 8 fishekë.
Një pistoletë e llojit Sig Sauer, e kalibrit 9×19 mm, me një karikator dhe 7 fishekë.
Një mjet i ftohtë (thikë).
Të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

