UBT

Tre liderë, shumë qëndrime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk janë unikë në qëndrime për temat më të vështira për Kosovën. Thaçi dhe Haradinaj janë “në një vijë” për Gjykatën Speciale, por në pozicione diametralisht të kundërta për Demarkacionin. Kjo e fundit dhe Specialja ndajnë kryeministrin dhe kryeparlamentarin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tre liderët e Kosovës presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli nuk janë unikë në qëndrime për temat më të vështira me të cilat po ballafaqohet vendi.

Derisa presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj vazhdojnë ta kundërshtojnë Gjykatën Speciale, kryeparlamentari Veseli së fundmi ka ndryshuar qëndrim dhe ka dalë pro kësaj të fundit.

Hidromorava

Dihet se Thaçi dhe Haradinaj janë “në një vijë” për Specialen, por janë në pozicione diametralisht të kundërta për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan tutje “Zëri”.

Thaçi dhe Veseli insistojnë se me Marrëveshjen e Demarkacionit Kosova nuk humb territor, ndërsa Haradinaj e pohon të kundërtën.

Haradinaj më herët sa ishte në opozitë ka protestuar edhe për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se kjo marrëveshje e “bosnjëzon” Kosovën, argumente këto që nuk e bindin Thaçin dhe Veselin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.