Eko Higjiena

Tre libra për Demaçin

/ 3 minuta lexim

Ndonëse personazhi për të cilin u shkruan librat nuk qe aty, me arsyetimin se është i sëmurë, trilogjia për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, shkruar nga publicisti Selatin Novosella, i cili i referohet jetës dhe veprës së Demaçit, është promovuar dje në ambientet e një hoteli në Prishtinë. Tre libra për bacën Adem bëjnë fjalë për të që nga pjesëmarrja në demonstratat e vitit 1968.

Vepra e figurës që është quajtuar edhe simbol i rezistencës, dhe për rolin e rëndësishëm që ka pasur ai në procese të ndryshme historike për vendin, janë në shtrirë në rreth 1200 faqe. Trilogjia në fjalë në kohën pas botimit është menduar të promovohet në qershor të këtij viti në Prizren, por për të është pritur deri në përfundim të vitit.

Në librin e parë “Demaçi-Lëvizja për Bashkrim” sipas autorit, përfshihen aktivitetet dhe angazhimet e organizatës “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” e themeluar në vitin1963. Ndërsa në librin e dytë “Demaçi-Lëvizja për Bashkrim” flitet për periudhën e pas vitit 1975 kur Demaçi u dënua me 15 vjet burg, kurse libri i tretë “Demaçi – Metaforë Lirie” përfshihen shkrimet, vlerësimet dhe analizat e mbi 100 personaliteteve të ndryshme, në mesin e tyrë ushtarakë, diplomatë, udhëheqës shtetesh, shkrimtar politikan etj.

Vetë autori për këtë trilogji tha se të shkruash për figurën e Demaçit ishte kënaqësi e njëkohësisht sfidë e madhe: “60 vite të këtij 100 vjetorit të nënës Shqipëri është dashur që të shpalosen veprat e shumë atdhedashësve shqiptarë dhe me këtë rast të shkruash për bacën Adem është diçka e veçantë që ka bërë Baca te unë dhe te gjenarata ime. Jo vetëm unë po edhe shumë të tjerë që e kemi pas një frymëzim për jetë Bacën Adem”.

Uji Dea

Rezencenti dhe profesori Agim Zogaj, tha se kishte kënaqësinë që është pjesë e kësaj vepre kaq të madhe, vepër e cila do të shënojë historinë e Kosovës. “Ndihem krenar që jam pjesë e trilogjisë së Selatin Novosellës, e cila do të mbetet në historinë shqiptare” ka thënë Zogaj.

Në mesin e ish të burgosurve të tjerë politikë, shkrimtarë e politikanë mori fjalën Ministri i Arsimit dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i cili nuk tha shumë pos falënderimit të tij që iu bë nga ana e autorit për bashkëpunimin e kësaj Ministrie, e cila edhe ndihmoi një të tretën e botimit të trilogjisë “Demaçi 1-2-3”.

Këto libra janë botuar dhe ndihmuar nga “Shoqata e të Burgosurve Politik”, si përkrahës në vazhdimësi të Adem Demaçit.(zeri)