Eko Higjiena

Tre frutat e verës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Veç temperaturave të larta, vera sjell edhe llojllojshmëri të pemëve dhe perimeve. Dhe, mes tjerash, konsumimi i pemëve në këtë stinë zgjerohet edhe me tre pemë të pasura me lëndë ushqyese. Ato janë: mango, papaja dhe kivi.

Mango

Mango, është një frutë shumë e pasur me beta-karoten, vitaminë C dhe vitaminë E, si dhe me fibra. Derisa vitamina C preferohet të konsumohet gjithë sezonin, beta-karoteni dhe vitamina E janë veçanërisht të rëndësishëm gjatë verës.

Beta-karoteni është një mbrojtje natyrale nga efekti negativ i rrezeve ultravjollcë, derisa vitamina E është veçanërisht e rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme. Mango mund të konsumohet që nga fillimi i verës, maji, dhe deri në fundin e saj, në shtator.

ARKATANA

Papaja

Papaja është një pemë tjetër e shkëlqyeshme verore. Ajo është e pasur me vitaminë C, që është një antioksidues shumë i fuqishëm dhe preferohet të konsumohet sa më shumë. Po ashtu, kjo frutë përmban sasi të larta të acidit folik, një vitaminë (B9) e cila forcon gjakun dhe ndihmon regjenerimin e qelizave. Acidi folik mes tjerash është i rëndësishëm për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Papaja përmban edhe luteinë.

Kivi

Kivi është një frutë tjetër verore e pasur me shumë vitamina. Veç vitaminës C, që është edhe një imunostimulues (forcon imunitetin dhe ndihmon organizmin të luftojë infeksionet), kivi përmban edhe luteinë, një lloj substance bimore që është shumë e rëndësishme për të pasur sy të shëndetshëm. /Mjeku.Net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.