ARKATANA

Tre dëshmorët e Uglarit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Janë të rralla vendbanimet siç asht katundi Uglar i çarkut të Gjilanit që nga nji vend kaq i vogël që ishte dikur, të dalin tre dëshmorë të shquem të atdheut.

I pari ishte Liman Uglari, nji burrë i shquem i asaj kohe. Ai u vra në verën e vitit 1907 në luftë me diversantët serbë të hedhun në Shqipninë e pushtueme nga barbarët osmanlij. Lufta me komandosët serbë u zhvillue në Kishën e Pisjanit, aty mbeti i vramë Liman Uglari – dëshmor i atdheut.

Për Limanin tregojnë se kishte luftue kundër bandave të hajnave e të cubave që nuk e lenin popullin të qetë veçanërisht shqiptarët e shquem e të pasun. Kundër këtyne bandave nuk luftoi qeveria turke ato i shikonte nëpër gishtrij sepse ata ishin aleatët e tyne. Njiherë nji tregtar shqiptar nga Gjilani kërkoi mbrojtje nga Limani sepse në dyqanin e tij në pikë të ditës hynin cubat dhe nën kërcnimin e armëve merrnin pare e mall. Në këtë dyqan Limani qëndroi disa ditë, e kishte vërejtun se hynin disa “njerëz” silleshin e mbështilleshin dhe dilnin jashtë. Mbas disa ditësh Limani u lodh dhe i tha tregtarit se do të shkonte, por do ta lente aty varun gaxharremken (shtagën). Thuhet se ma vonë kur vinin hajnat e shihnin shtagën e Limanit aty, ktheheshin pa krye punë.

Sot disa nga mbasardhësit e Limanit mbajnë mbiemnin Januzi dhe jetojnë në Uglar, Gjilan, Ferizaj, etj.

FIDANISHTJA

Dëshmor i dytë nga ky katund asht Idrizi, ai u vra në nji nga kryengritjet e fundit (1910-1912) antiturke që u zhvilluen në Grykën e Kaçanikut. Gjatë luftës heroike të shqiptarëve kundër egërsinave turke ngjau që nji grup i luftarëve shqiptarë të zihet rob nga ushtria turke – kjo nuk asht kurrfarë dobësie sepse kjo asht rregull apo pjesë e luftës që u ndodh edhe ushtrive ma të forta që nga parahistoria e deri më sot. Këtë grup luftarësh i çojnë në çadrën e nji nga komandantëve turq. Ky i pyet të gjithë me rend se si i kishin emnat, etj., kur e pyet trimin nga Uglari – ky thotë – Idriz; kur e ndëgjoi se si e kishte emnin ky rob lufte kjo bishë pa nji pa dy heq shpatën dhe ia heq kokën Idrizit nga Uglari tue i shkelun të gjitha rregullat dhe konventat ndërkombëtare të luftës, nënshkruese e të cilave ishte edhe qeveria turke. Sa herë e kam ndëgjue këtë rrëfim tragjik nga pleqt, rrëfyesit thoshin se turku në këtë rast kujtoi se e zuni Idriz Seferin dhe e vrau – jo ky mendim nuk qëndron. Xhelati turk e dinte shumë mire që ky nuk ishte Idriz Seferi nji nga komandantët e ushtrisë kryengritës shqiptare që ishte ba halë në sy për turqit se po të ishte Idriz Seferi i vërtetë ky do të ishte gëzim dhe fitore e madhe për Turqinë dhe menjiherë do të njoftohej Sulltani, Stambolli e Europa.

Vehbi Ibrahimi (1938-1981) atdhetar i madh që punoi e veproi në vend dhe në Europë për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar. Vehbiu ishte luftar antisllav që punoi e luftoi parreshtun deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ai ishte nji nga figurat e qëndresës kombëtare që veproi gjansisht në Europë dhe i cili e kishte kuptue se qeveria komuniste e antishqiptare e Tiranës jo vetëm që po e sabotonte luftën e shqiptarëve nën ish Jugosllavinë por po e luftonte në të gjitha mënyrat e mundësitë Luftën Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve të pushtuem. Prandaj asht shumë e besueshme që jo vetëm atdhetarin Vehbi Ibrahimi që u vra në Gjermani dhe shumë të tyjerë në Europë e Amerikë, i vrau sigurimi komunist i Tiranës i cili kishte tani dhjetëra vjet që po e kryente punën e UDB-së së Beogradit.

Banorët e Uglarit dhe të asaj ane janë krenarë, mburren dhe i kujtojnë me krenari këto tri figura madhore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Qamil S. Dardhankodra
Toronto, Kanadë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.