Fundamenti

Tre deputetë harxhuan mbi 14 mijë litra naftë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Kuvendit, Enis Kervan, vitin e kaluar ka qëndruar në veturë zyrtare më gjatë se gjithë zyrtarët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Në një raport të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2012, të cilin e ka gazeta “Tribuna” rezulton se ai i ka bërë 45125 kilometra rrugë duke shpenzuar afër gjashtë mijë litra karburante.

Në një përllogaritje të thjeshtë, del se Kervan, për çdo ditë të vitit i ka kaluar nga 125 kilometra. E nëse nga përllogaritje hiqen ditët e fundjavës, atëherë del se ai ka udhëtuar nga 170 km në ditë. Fill pas tij, vjen nënkryetari tjetër, që po ashtu vjen nga komunitetet pakicë, Petar Miletiq.

Deputeti serb ka kaluar 39388 km dhe ka shpenzuar 4219 litra naftë. Miletiq i ka bërë 10 mijë kilometra më shumë se vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili renditet i treti në listë për nga shpenzimet me karburante dhe kilometrat e kaluar.

Kreu i Kuvendit, i cili i ka në dispozicion dy vetura ka shpenzuar 4312 litra karburante duke bërë 29349 kilometra udhë. Vetëm treshja Kervan-Miletiq-Krasniqi kanë shpenzuar sa një e treta e të gjithë atyre që kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë veturat e Kuvendit. Saktësisht ata kanë harxhuar 14274 litra karburante, derisa totali i përgjithshëm i shpenzimeve është 51456 litra.

RCCOLA

I “pasionuar” pas makinës ka dalë të jetë edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes.

Vetura të cilën ai e shfrytëzon në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit, gjatë vitit 2012 ka kaluar 25680 kilometra. Me këtë shifër, ai është renditur i katërti në listë për kilometrat e kaluar, por jo edhe për shpenzimet për karburante.

Konjufca, i cili bashkë me deputetët e tjerë të Vetëvendosjes nuk kanë pranuar të barten me xhipa, kanë harxhuar me veturë normale 1903 litra. Kryesia e Kuvendit e ka shqyrtuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2012, në mbledhjen e fundit, që e ka mbajtur të hënën. Nga sekretari i

përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, është theksuar se shpenzimet kanë qenë në kudër të parashikimeve dhe se buxheti vjetor i Kuvendit është shpenzuar 94.27 për qind.