Fundamenti

Travolta drejton vetë aeroplanin për në Cyrih

/ 1 minutë lexim

“Kam fluturuar fillimisht për në Paris dhe në Londër e pastaj edhe për në Cyrih”, ka thënë Travolta

Aktori i Hollivudit, John Travolta është në mesin e yjeve më të njohur filmikë që marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Cyrih, i cili ka filluar më 20 shtator.

Në një intervistë dhënë medieve zvicerane ai ka zbuluar se rrugën me aeroplan për në Cyrih e ka bërë vetë. Kjo domethënë se ai e ka bërë vetë pilotimin e aeroplanit, por ka pasur pranë edhe një kopilot.

UBT

“Kam fluturuar fillimisht për në Paris dhe në Londër e pastaj edhe për në Cyrih”, ka thënë Travolta.

Aktori i njohur do të nderohet nga festivali i Cyrihut me çmimin për vepër jetësore .

Nga 11 tetori do të shfaqet nëpër kinema filmi më i ri në të cilin luan ai. Fjala është për filmin “Savage”.