Fundamenti

Trajnohen anëtarët e Komiteteve Konsultative në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor ishte funksionimi i komiteteve, përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka mbajtur trajnimin me anëtarët e Komiteteve Konsultative me temën “Detyrat dhe përgjegjësit e Komiteteve Konsultative”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor ishte funksionimi i komiteteve, përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.

Hidromorava

Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: Anëtaret e komiteteve të iniciojnë çështje, të japin propozime për rregullore të cilat i mungojnë komunës, të merren parasysh mendimet dhe iniciativat e anëtareve të komiteteve nga ana e Kuvendit dhe Qeverisjes Komunale, të paraqesin idetë, propozimet, pikëpamjet e tyre për problemet e identifikuara të qytetarëve para Qeverisjes Komunale dhe Kuvendit Komunal, të japin propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara nga ana e anëtarëve të Komiteteve Konsultative, etj.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: anëtarët e komiteteve konsultative, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, zyrtarja për informim, zyrtarë ligjor, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë“, bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.