UBT

Trajneri suedez “ankohet” për Berishën kuqezi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Trajneri i Orebros, Per Ola Ljung, ku aktivizohet mbrojtësi më i ri i Kombëtares shqiptare, Ilir Berisha, është ndjerë sa i kënaqur për grumbullimin në Kombëtare të këtij lojtari, aq edhe i trishtuar për faktin se nuk do ta ketë në dispozicion për ndeshjen e 2 qershorit në kampionat ndaj Ostersunds F.K.

“Më vjen mirë që dy lojtarët tanë, Ilir Berisha dhe Alhasan Kamara (Sierra Leone) janë grumbulluar në ekipet e tyre përfaqësuese. Nga ana tjetër, më vjen keq që nuk do t’i kem për ndeshjen e qershorit. Ata janë futbollistë të formacionit bazë dhe do ta ndjejmë mungesën e tyre në atë përballje”.

KKVITI

Kujtojmë se Berisha është një zbulim i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasit, i cili e grumbulloi për herë të parë ndaj Norvegjisë.