Uji Dea

Trajneri Petev e konfirmon interesimin e Ludogoretsit për Albion Rrahmanin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Albion Rrahmani është futbollisti që ka tërhequr interesimin e Ludogoretsit, kundërshtarit të Ballkanit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ballkani dhe Ludogorets do të përballen në raundin e parë kualifikues, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë mes tyre do të zhvillohet nesër mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Ludogoretsit, Ivaylo Petev, konfirmoi interesimin për sulmuesin kryesor të Ballkanit gjatë paraqitjes së tij në konferencën për media.

Mobi Casa

“Ballkani ka një lojtar të mirë. Albion Rrahmani ka qenë një opsion i joni”, tha trajneri bullgar.

48-vjeçari gjithashtu shtoi se ka edhe lojtarë tjerë të Ballkanit që do t’i ndihmonin Ludogoretsit.

“Ka edhe lojtar tjerë që mund t’i shërbenin Ludogoretsit”, deklaroi Petev.

Vlen të theksohet se trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, u pyet rreth kësaj në paraqitjen e tij për media, teksa tha se “nuk e ka këtë informacion”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.