FITORJA

Trajneri Lorik Ilazi pas fitores së Kupës i emocionuar është shprehur: Drita ime – Jeta ime

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njëri ndër trajnerët më të mirë që ka pas volejbolli i Kosovës padyshim është trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, apo më mirë të themi “trajneri i kupave”.

Atë që e kanë e bërë me herët Lah Nimani në boks, Mentaz Allajbegu në mundje, Driton Kuka në xhudo, Lorik Ilazi po e bën në Volejbollin e Kosovës dhe me të drejt mund ta quajmë trajner i titujve e Kupave.

Trajneri Lorik Ilazi, këtë e dëshmoi edhe mbrëmë në finalen e Kupës së Kosovës, ku për herë të gjashtë KV Drita stoliset me Kupën e Kosovës. Ilazi, KV Dritën e ka shndërruar në fidanishte të talenteve të volejbollit, të cilat po mbajnë barrën jo vetëm në KV Drita, por edhe në klubet tjera e në Përfaqësuesen e Kosovës në Seniore e Juniore.

Në faqen e tij në ‘facebook’, trajneri i vashave të Dritës, ka bërë të ditur. “Kupa e gjashtë me shije të njëjtë si e para, me dashuninë e emocionin e njëjtë, ishte një finale triller me shumë angazhim e sakrifice, që i shton peshën e rëndësinë trofeut më të çmuar të volejbollit të Kosovës”.

FITORJA

Ilazi njeherit ka falënderuar FVK-së për organizimin e finales, duke theksuar se ishte super organizim të nivelit evropian.

Po ashtu, trajneri Lorik Ilazi, ka falënderuar përjetësisht për mbështetje tifozët “Intelektualët” dhe Komunën e Gjilanit.

Të gjitha këto suksese nuk do të arriheshin pa njerëzit të cilët e mbështesin KV Drita, e Ilazi nga zemra i ka falënderuar ish-presidentin e KV Drita, Jakup Shabanin, presidentin e FC Drita dhe pronarin e Rinora 4, Flamur Bunjaku.

Ky sukses sipas Ilazit, iu takon vajzave dhe njerëzve që na mbështesin pa rezervë dhe gjithë djersa jonë e sakrificën që bëjmë është për KV Drita, krenaria e qytetit dhe tifozët më të mëdhenj në botë “Intelektualët”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.