UBT

Trajneri i Luzernit ka pritur më shumë nga Kasami

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Trajneri i skuadrës së Luzernit, Carlos Bernegger, ka pritur më shumë nga mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami. Ai të martën për “20min.ch”, ka thënë se Kasami ka ende punë për të bërë. “Pritjet dhe realiteti nuk janë në një linjë”, ka thënë Bernegger.

Kasami 20-vjeçar te skuadra e Luzernit po luan në formë huazimi nga skuadra elitare e Anglisë, Fulham. Ai deri më tash në Superligën e Zvicrës ka zhvilluar dhjetë paraqitje.

Eco Higjiena

Reprezentuesi i ekipit Shpresa (U21) të Zvicrës me Fulhamin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Ai u huazua te Luzerni, pasi nuk gjeti hapësirë në përbërjen e trajnerit të ekipit anglez, Martin Jol.