ARKATANA

Trajneri i Evertonit tregon gjendjen e Armando Brojës: I duhet edhe pak kohë!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Trajneri i Evertonit, Sean Dyche, ka folur për gjendjen e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Broja i cili u transferua në “Godison Park” nga Chelsea në formë huazimi pritet t’i mungojë skuadrës së kaltër për pak kohë, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri, Sean Dyches, i cili thotë se Broja ka një lëndim të vogël dhe i duhet pak kohë deri në rikuperimin e tij.

Mobi Casa

“Armando Broja do të ketë nevojë për pak kohë. Unë mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Ai ka një lëndim dhe kjo do t’i duhet pak kohë”, u shpreh Dyches para ndeshjes së vikendit ndaj Aston Villas në Premier League.

Broja ishte larguar nga grumbullimi i Shqipërisë për shkak të një lëndimi dhe për ta finalizuar transferimin tek Evertoni./Indeksonline/