RCCOLA

Trajneri Alban Nevzati thyen rekordet me FC Dritën, U-13 nuk din çka është humbja

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Trajneri Alban Nevzati i cili ka të kryer Licencat C e B të trajnerit në kampionatin Regjional me grup moshat U13 ka thyer të gjitha rekordet e garave , nga 18 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 15 fitore dhe 3 barazime, ndërsa në portat kundërshtare kanë shënuar hiq më pak se 84 gola ndërsa kanë pranuar vetëm 9 gola duke u shpallur kampion me plot meritë.

Në mesin e shumë futbollistëve të cilët janë në Fc Drita U13 golashënuesi më i mirë është talenti i madh i futbollit Harun Jusufi i cili ka qenë i pa mëshirshëm për portat kundërshtare plotë 30 gola të shënuar.

Trajneri I Fc Drita U13 Alban Nevzati njiherit është edhe magjistër i Edukatës Fizike ka theksuar se i gjithë ky sukses i takon futbollistëve.

“Ka qenë një kampionat me plot sfida çdo ndeshje ka qenë me rëndësi të madhe këta futbollista të cilët kanë talent për futboll kanë dëshmuar ndeshje cilësore dhe vetëmohim të madh në çdo ndeshje dhe në fund me plotë meritë jemi shpallur kampion pa asnjë humbje që jam shumë i lumtur që jam trajner i këtyre djelmoshave ku pritet në të ardhmen të mbajnë barrën kryesore jo vetëm në FC Drita, por edhe më gjerë, dhe për këtë jam i bindur pasiqë kanë cilësi” thekson Nevzati i cili është i pajisur me licenca të trajnerit C e B.

Trajneri Nevzati i cili po dëshmon se ka një të ardhme të mirë të trajnerit ka falënderuar çdo pjesëtar të klubit për sukseset e tyre.

Fundamenti

“Së pari i falënderohem çdo prindi të çdo futbollisti që kanë besim në punën tonë pa ndihmën e tyre nuk do të ishin këto rezultate poashtu çdo pjesëtar i grupit tonë i cili ka dhënë kontribut i falënderohem ndërsa falënderimi më i madh ju takon çdo futbollisti për djersën e tyre të cilët kanë dëshmuar cilësi të larta por edhe kulturë të lartë sportive”

Në fundjavë trajnerin Nevzati me futbollistët e tij e presin sfida mjaftë të mëdha pasi që do të përballet në garat shtetërore në Play Off të cilat do marrin pjesë 16 skuadra nga e gjithë Republika e Kosovës.

“Është e vërtet se do të jetë shumë vështirë do të jetë konkurrencë shumë e madhe por ne jemi të përgatitur për këtë sfidë të Play Off dhe së bashku me futbollistët e mi mendoj se do t`ia dalim pasi që është një grup me talent të mëdhenj të futbollit”ka bërë të ditur trajneri Alban Nevzati i cili në mënyrë profesionale këtyre Fatosave po ju mëson A,B,C e futbollit./rajonipress/