Eko Higjiena

Tragjikisht humbin jetën dy kosovarë në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Schlieren, 14 qershor – Për shkak të punëve ndërtimore, gjatë ditës së martë, tuneli Gubrist në Zvicër ishte i mbyllur për njërin kah.

Arsye e kësaj ka qenë tragjedia e dy kosovarëve në tunelin më të frekuentuar zviceran. Në të vërtetë, për dy kunetërit kosovarë nga Schliereni, ky ishte udhëtimi i fundit, njoftuan sot mediet zvicerane, transmeton Zhurnal.

Sipas të përditshmes “Blick”, Driton A. (27), Lumi S. (29) dhe Urim E. (31) kanë qenë duke u kthyer nga një ndejë që ishte organizuar për t’i përcjellë ndeshjet e futbollit në EURO 2012. Rreth orës 22:00, vetura “Ford”, të cilën e ngiste Dritoni, u përplas me një veturë të llojit “Saab”, në të cilën gjendeshin Samile H. (38) nga Kloteni dhe fëmija i saj Altini (4).

Fundamenti

Në vendin e ngjarjes humbi jetën Lumi S., i cili ka qenë i ulur në fund të automjetit Ford, ndërsa vozitësi Driton A. nuk mundi ti mbijetojë plagët dhe pas një kohe të shkurtër vdiq në spital. Miku i tyre Urim E. arriti t’i mbijetojë lëndimeve të rënda trupore. Edhe udhëtarët nga automjeti tjetër kanë marrë lëndime të rënda dhe për momentin gjenden në spital. Salime H. është nëpunëse në aeroportin e Zürichut dhe këmbën e majtë nuk mund ta lëvizë fare.

“Isha duke u kthyer nga motra ime, e cila jeton në Aargau. Për një moment vërejta se vetura e kuqe ishte duke vozitur nga ana ime e kundërt. Humba, nuk dija nga t’ia mbaj. Frenova dhe shpresova se edhe vetura tjetër do ta bëj të njëjtën gjë. Por, ajo u drejtua pa frenuar drejt e në automjetin tim. Për mua, më e rëndësishme është se fëmija im nuk është i lënduar rëndë dhe ai mund ta lëshojë spitalin shumë shpejt”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, dy kosovarët nuk do të kthehen më asnjëherë në familjet e tyre. Bashkëshortja e Driton A. është në muajin e katërt të shtatzënisë. Lumi S. ka lënë pas vetes një djalë të vogël. Për të afërmit familjarë, tragjedia e Gubristit është tepër e rëndë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.