Eko Higjiena

Tragjedia, hesht Dardanën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

E papritur, e pa mirëpritur, një vdekje, qytetin ka goditur.
Më 15 prill, ndodhi tragjedia, në qytetin e Dardanës, në lagjen Çamëria.

Prill,
muaj në zi,
pesë ditë të pame,
prindi në pleqëri.
Pranverë,
me borë e shi,
le një nënë,
me katër fëmijë.

Nuk e di…
sikur dhe njëherë tët shihja me sy,
dot thoja:
Kush i ka menduar,
ngushëllimet për ty,
kur ne ende,
ndjejmë nevojë për ty.

ARKATANA

Më pranove si dhëndër,
vitet e bukura u bënë vuajtje,
vitet tona mbetën ëndërr,
në vend se t’flas, po t’bëj lutje.

Një Kosovë anembanë,
ngushëllime na kanë dhanë,
ngushëllime na kanë thanë,
si Jahiu, nuk lind më asnjë nanë.
Për n’ banesën e fundit,
lamtumirë, Busavatë…!
Me nderime të larta shtetërore…
Ministër,
drejtor policor,
drejtoreshë Rajonale,
nënkryetar,
dhe qindra qytetarë…

Autori, Fitim Kosumi, është dhëndër i Jahi Maliqit. Poezi, kushtuar Jahi Maliqit, Pjesëtarë i Policisë së Republikës së Kosovës, tragjikisht i rënë në detyrë, më 15 prill 2014, ora: 20:35, në moshën 48 vjeçare. Poashtu, kjo poezi, i kushtohet edhe familjes Maliqi, Dardanë.