Tragjedia e datës 7 mars, zgjati pak minuta, por rrëfimet vazhdojnë ende për tmerrin e përjetuar

Gjilan – Tragjedia që ndodhi më 7 mars 2019 zgjati vetëm pak minuta, por jehona e saj ishte e fuqishme, saqë ende tregohen rrëfimet për tmerrin e përjetuar. Gjilani atë ditë mbeti i paralizuar në të gjitha sferat. Një i vdekur dhe dhjetarë të lënduar ishte bilanci i tragjedisë së kamionit që tmerroi qendrën e Gjilanit.
Rrëfimet për tragjedinë e ndodhur më 7 mars 2019 vazhdojnë të jetojnë dhe përjetohen në mesin e qytetarëve gjilanas. Secili në mënyrën e vet tregon dhe jep detaje për fatet e tyre, për sekondat ose minutat që kanë mundur ta godasin çdo qytetar gjilanas.
Përjetime të shumta, momente të rënda, ndjenja nga më të ndryshmet edhe sot e asaj ditë dëgjohen e rrëfehen nga qytetarët dhe dëshmitarët. As në filma nuk do të mund të përshkruhej fati i secilit që ka mundur të jetë viktimë e asaj dite.
E rëndësishme është që gjilanasit me shumë gjakftohtësi e kanë tejkaluar këtë moment prekës dhe goditës. Secili prej tyre është solidarizuar dhe ka pasur dëshirë të jap ndihmën e tij në vendin e ngjarjes.
Por ajo që ende bije në sy janë frekuentimi ende i kamionëve me pesha të rënda nëpër qendër të Gjilanit. Kur nuk reagon me kohë policia ose inspektorët e komunikacionit, qytetarët vet reagojnë dhe ndalojnë kamionët që hynë në qendër të qytetit.
Pra e kemi tejkaluar fazën më të rëndë, por jo edhe fiksimin. Kur parakalon ndonjë kamion i peshave të rënda, të gjithë qytetarët e rastit sytë i drejtojnë tek lëvizjet e tij.
Policia dhe komuna duhet urgjentisht të vendosin shenja në hyrje të Gjilanit dhe të vendosin ekipe kujdestarie në çdo hyrje dalje të qytetit të Gjilanit./rajonipress/