UBT

Tragjedia e Bostonit,e veja e autorit bëhet myslimane

/ 2 minuta lexim

Katherine Russell, vejusha e Tamerlan Tsarnaev, njëri nga autorët e vendosjes së bombave gjatë maratonës së Bostonit nga ku mbetën të vdekur 3 persona dhe u plagosën 170 të tjetër ka marrë vëmendjen e mediave në SHBA.

Përpara se të njihej me Tsarnaev, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbit të zjarrit me policinë ajo ishte një vajzë tipike amerikane, më e madhja e tre vajzave të dy prindërve të shkolluar dhe edukuar, i ati mjek dhe e ëma infermiere.

Sipas mikeshës së saj të ngushtë, Katherine u transformua totalisht pas lidhjes së saj me djalin nga Çeçenia, i cili sipas saj i bëri lavash truri.

Kur ishte në shkollë të mesme, motoja e saj ishte: “Bëj diçka ose mos u anko”. Ëndërronte që të shkonte në kolegj dhe që të bashkohej me Trupat e Paqes. Ajo i këshillonte vazhdimisht miqtë e saj që të gëzoheshin dhe të shijonin gjërat e vogla në jetë. Por jeta e saj ndryshoi katërcipërisht kur ajo njohu 26-vjeçarin, i cili kishte ardhur në Amerikë nga një vend i trazuar si Çeçenia.

UBT

Katherine u martua me të kur ishte 21 vjeçe dhe nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e tyre, Zahara, tani tre vjeç.
Katherione ishte studente kur e takoi djaloshin çeçen, i cili në atë kohë ishte një boksier premtues.

Ditën e djeshme ajo është fotografuar teksa kthehej në shtëpinë e prindërve të saj, pasi u larguar nga banesa të cilën deri pak kohë më parë e ndante me djaloshin nga Çeçenia, tashmë një nga emrat më të lakuar në SHBA.

24 vjeçarja tashmë konsiderohet dëshmitare kyçe, që mund të ketë pasur dijeni mbi aktivitetin ekstremist të bashkëshortit të saj, pasi mësohet se në vitin 2011, ajo kishte udhëtuar për në Dagestan bashkë me të shoqin.

Agjentët federalë dyshojnë se atje mund të jenë takuar me Dolgatov, një xhihadist nga Dagestani, që vdiq në vitin 2012 pas një përplasje me armë me forcat e sigurisë në Rusi. 26 vjeçari nga Çeçenia, tashmë i vrarë, kishte hedhur në rrjet pjesë nga aktiviteti i xhihadistit ekstremist dhe kishte shprehur adhurim për kauzën tij.(gazeta-Shqip)