FITORJA

Tradhtia bashkëshortore, 54-vjeçarja shqiptare i çon zarfin me fishek rivales

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një 54-vjeçare ka kërcënuar fqinjën e saj me një fishek të futur në zarf duke ja lënë poshtë derës. Ndërsa shkak ka qenë një mashkull që duket e dëshirojnë të dyja femrat e martuara, mësohet se kërcënuesja me inicialet K. K., po ndiqet në gjendje të lirë.

Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, bëjnë të ditur se më datë 20. 01. 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për K. K., 54 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e fqinjës së saj, ka vendosur, një zarf me një fishek.

Nga burimet të tjera të policisë lokale, mësohet se rivalitetit mes tyre ka nisur për një mashkull. Kjo nuk është hera e parë që dy gratë janë përfshirë në konflikte me njëra-tjetrën, ndërsa edhe një javë më parë ishin shoqëruar në polici.

Hidromorava

Të njëjtat burime sqaruar se shkak është bërë një mashkull, i cili ka hyrë në jetën e të dyja grave. Si 54-vjeçarja, ashtu edhe fqinja e saj jetojnë me bashkëshortët e tyre, por me sa kjo nuk ka qenë pengesë që dy femrat ti dërgojnë “mesazhe” me fishekë njëra-tjetrës.

Gjatë marrjes në pyetje, K. K., ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se sipas saj, kjo gjë është një sajesë nga ana e “rivales” së saj. Ndërkohë, “viktima” ka pohuar se 54-vjeçarja është bërë një pengesë për lidhjen e saj jashtëmartesore, raportojnë mediat në Tiranë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.