Fundamenti

Torino kompleton transferimin e Bashës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Skuadra italiane, Torino, ka kompletuar transferimin e mesfushorit shqiptar Migjen Basha.

Lojtari ishte në bashkëpronësi mes dy skuadrave italiane, Atalanta dhe Torino, ku vitin e kaluar ‘Demat’ kishin paguar 800 mijë euro për gjysmën e kartonit të Bashës, mirëpo pas paraqitjeve të mira ata kanë paguar edhe shumë tjetër për ta pasur të plotë kartonin e 26-vjeçarit.

UBT

Basha këtë edicion është paraqitur në 21 ndeshje me Torinon në Serie A, ndërsa ka shënuar edhe një gol, në ndeshjen ndaj Parmës, ku skuadra e tij humbi 3:1 në shtëpi.