Fundamenti

Topanica kërkon më shumë investime në infrastrukturë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Grupin e Grave filluan me mbajtjen e dëgjimeve publike nëpër lokalitete për buxhetin 2018-2020.

Dëgjimi publik i radhës është mbajtur në fshatin Topanicë, me ç’rast janë marrë edhe opinionet dhe kërkesat e qytetarëve të këtij lokaliteti.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica prezantoi para banorëve të këtij fshati buxhetin e planifikuar për vitin 2018-2020 dhe kërkoi nga ata që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e fshatit Topanicë, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.

Uji Dea

Me këtë rast kërkesat nga ta ishin nga më të ndryshmet, si dhe nuk munguan as pakënaqësitë e tyre që ata i shprehen në mos kryerjen e disa prej projekteve.

Si prioritete kryesore dhe primare banorët e fshatit Topanicë i paraqiten: Renovimin e shkollës, Rregullimin e trotuareve, Ndriçimin publik në lagjen e Epërme, Rregullimin e zyrës për Bashkësinë Lokale, Rregullimin e fushës së sportit, etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.