Top 7 artikujt ushqimorë për një dimër të shëndetshëm, pa sëmundje

Dimri është stina në të cilën duhet pasur kujdes rreth mënyrës së si ushqehemi, në mënyrë që ta ruajmë shëndetin. Shkaku i temperaturave të ulëta, më shumë kohë kalojmë para kompjuterit apo televizorit, më pak lëvizim dhe jemi të prirë të konsumojmë më shumë ushqim se zakonisht.
Në stinët e tjera në dispozicion kemi pemë dhe perime sezonale. Në stinën e dimrit situata është më pak e favorshme, pasi që pemët dhe perimet janë më të mangëta. Shujtat tona shpeshherë janë më të varfra për nga vlerat ushqyese. Pikërisht ky edhe mund të jetë kërcënimi i shëndetit të organizmit tonë, trasmeton gazeta Kosova Sot
TOP 7 ARTIKUJT USHQIMORË PËR DIMËR
Portokajtë (vitamina A, C, acid folik, mineralet si kalcium, kalium, fibra dietale).
Drithërat (vitamina B1, B2, B6, D, mineralet si kalium, magnez).
Patatja e ëmbël (vitamina A, C, B5, B6, mangan).
Fasulja (burim i shkëlqyeshëm për proteina, fibra dietale, hekur, magnez, vitamina B).
Çokollata e zezë (antioksidues, magnez, kalcium, hekur, zink, mangan). Kungulli dhe farat e tij (vitamina A, C dhe E, hekur, mangan, kalcium, zink, zeaksantinë).
Perimet me lëvore të fortë (të pasura me proteina, firba dietale, yndyra të shëndetshme, kalcium, hekur, vitamina E, zink, magnez).
PSE TË KEMI KUJDES NË USHQIM GJATË STINËS SË DIMRIT?
Për dallim nga stinët e tjera, dimri është periudhë e qetësisë dhe lëvizshmërisë së mangët, që ndikon në shumë procese në organizëm dhe në metabolizëm, e metabolizmi i ngadaltë është arsyeja e grumbullimit të kilogramëve të padëshiruar.
Dimri është stina kur më shumë konsumojmë më shumë ushqim të konservuar, ushqim të yndyrshëm e më pak pemë dhe perime, që po ashtu mund të ndikojnë në grumbullimin e kilogramëve. Mungesa e vitaminave mund të shkaktojë lodhje, plogështim, mungesë të energjisë, por edhe disa gjendje të tjera që janë të rrezikshme për shëndetin tonë. Në ditët e ftohta më pak kohë kalojmë në ajër të pastër, e qëndrimi në ambiente të mbyllura rezulton me sistem imun të dobësuar që na bëjnë më të prirë për t’u prekur nga infeksionet virusal
(Kosova Sot)