RCCOLA

Tomash Sunjog i impresionuar me ndikimin e kompleksit në ngritjen e numrit të turistëve dhe krijimin e vendeve të punës

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ambasadori i BE-së Tomash Sunjog, ka vizituar kompleksin turistik “Lura Agroturizëm”, i mbështetur nga BE-ja, dhe mbeti i impresionuar me ndikimin e kompleksit në ngritjen e numrit të turistëve dhe në krijimin e vendeve të punës.

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, ka vizituar biznesin “Lura Agroturizëm” në komunën e Novobërdës.

Szunyog ka thënë se ka kënaqësinë që po viziton këtë biznes që falë fondeve të dhuruar nga BE-ja ka ndihmuar zhvillimin e turizmit malor në Kosovë.

Mobi Casa

Shefi i BE-së ka thënë se ky investim ka pasur ndikim të madh në këtë zonë.

Kurse Genc Buca nga “Lura Agroturizëm”, është shprehur i lumtur për vizitën e shefit të BE-së dhe ka premtuar se nuk do të jetë ky investimi i fundit në promovimin e turizmit, .“Ky fund i projektit nuk është fundi ne do të vazhdojmë të promovojmë turizmin”, ka thënë ai./rajonipress/