Eko Higjiena

Toleranca ndaj situatës në veri duhet të merr fund!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Situata në veri të Kosovës është brengosëse.

Serbia përmes strukturave të saj paramilitare vazhdon të pengojë vendosjen e rendit kushtetues në këtë pjesë të Kosovës. Dhe kjo situatë duhet të merr fund, pasi përveç destabilizimit të rajonit, do të destabilizojë dhe përçaj edhe njëherë Evropën.

Kështu ka deklaruar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin Debat të RTK-së. Ai ka thënë se është mirë që situata të zgjidhet me mjete politike, porse është e pakuptueshme toleranca e institucioneve vendore e ndërkombëtare në Kosovë ndaj grupeve paramilitare dhe kriminale që nën komandimin e Serbisë përpiqen të pengojnë shtetndërtimin e Kosovës.

“Është e pakuptueshme që KFOR-it t’i pengohet lëvizja e lirë. Duhet bashkërendim të institucioneve, KFOR-it, EULEX-it dhe Qeverisë së Kosovës që përmes angazhimit serioz të vendosin rendin dhe ligjin edhe në atë pjesë të Kosovës. Duhet biseduar me serbët lokal, qytetarët e Kosovës, por assesi me drejtuesit e strukturave paramilitare e kriminale, të cilët mesiguri nuk janë qytetarë të Kosovës, por të dërguar me mision nga Serbia”.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës, por edhe Bashkimi Evropian, deri më tani nuk kanë bërë përpjekje serioze për të normalizuar situatën në veri të Kosovës.

UBT

“Qeveria, përveç deklaratave, dhe projekteve pa përmbajtje, nuk ka treguar qasje serioze ndaj veriut. Po ashtu, Bashkimi Evropian, përveç deklaratave të bëra gjatë bisedimeve, nuk ka bërë presionin e duhur ndaj Beogradit për t’u tërhequr nga veriu i Kosovës, por përkundrazi ka ushtruar më shumë presion mbi Prishtinën. Andaj jemi ku jemi, dhe ky proces është stërzgjatur”.

Lideri i opozitës ka thënë se në takimet që ka pasur me ndërkombëtaret, të gjitha kanë folur rreth nevojës për zgjidhjen e problemit të veriut, por askush nuk ka folur për status special apo autonomi. Ai ka thënë se ndërkombëtaret e kanë të qartë se autoritetet e Kosovës, pozitë as opozitë, nuk mund të pranojnë kurrfarë statusi special për veriun, sepse siç ka thënë ai, do të rrënonte të gjitha arritjet e deritashme.

Mustafa ka thënë se shkrimet në disa media se duhet krijuar njëfar grupi i unitetit për të biseduar me Serbinë, janë të panevojshme ashtu sikurse është i panevojshëm një grup uniteti në ditët e sotme. “Kosova është shtet, ka institucione dhe ato kanë mandat të bisedojnë me shtetet tjera, qoftë edhe me Serbinë. Natyrisht që Qeveria e Kosovës është dashur t’i qaset ndryshe këtij procesi, që ta ketë mbështetjen e duhur të opozitës. Përkundrazi ajo ka qenë jotransparente dhe nuk ka arritur asgjë nga ky proces”.

Lideri i LDK-së, i cili ka thënë se zgjedhjet e ardhshme duhet të mbahen vitin tjetër, më së largu në pranverë, ka thënë se marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel janë të pavlefshme derisa nuk janë ratifikuar në Kuvend. Kjo, sipas tij, i bie që bisedimet janë zhvilluar kot. /Telegrafi/