Eko Higjiena

Tolajt i ndalohet të drekojë në publik

/ 3 minuta lexim

Ilir Tolaj, i akuzuari nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shpërdorim detyre dhe të autorizimeve, nuk do të mundet më të drekojë nëpër vende publike, derisa ndodhet nën arrest shtëpiak.

Kështu vendosi paneli i gjykatës në seancën e së premtes të Rastit “Tolaj, Bukoshi dhe të tjerët”, pasi prokurorja Bamieh tha ta ketë parë në medie një video, ku shihej Tolaj në një restorant duke lëvizur nga tavolina në tavolinë, gjatë pushimit të drekës, derisa ishte nën arrest shtëpiak gjatë muajit shkurt.

Ilir Tolaj, i akuzuari tash së fundi për shpërdorim detyre dhe të autorizimeve në Rastin “Tolaj, Bukoshi dhe të tjerët”, nuk do të mundet më të drekojë nëpër vende publike, derisa ndodhet nën arrest shtëpiak, edhe kur gjykata jep pauzën e drekës.

Kështu vendosi në seancën e së premtes trupi gjykues, i Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi prokurorja Maria Bamieh që po drejton rastin Tolaj dhe të tjerët, tha ta ketë parë në medie një video ku shihet Tolaj duke drekuar e më pas duke u takuar me njerëz në një restorant, derisa ndodhej nën arrest shtëpiak, kur po akuzohej për korrupsion, gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Paneli i gjykatës vendosi që tash e tutje Tolajt gjatë kohës së pauzës mes seancave gjyqësore të mos i lejohet dalja nëpër restorante, por ushqimin ai duhet ta marrë në stacion policor, ose brenda ndonjë vendi tjetër të mbyllur, i shoqëruar vetëm nga familjarë të tij të ngushtë.

Vendimin e tillë Tolaj nuk e pranoi mirë, duke reaguar se gjatë muajit shkurt të këtij viti, derisa ndodhej nën akuza korrupsioni, në atë restorant kishte takuar shokët e babait të tij të ndjerë.

Uji Dea

“Esenca e arrestit shtëpiak nuk është ndëshkimi i personit nëpërmjet izolimit total. Nuk jemi në kohë inkuizicioni. Në botën e civilizuar njerëzit takojnë njëri-tjetrin”, tha Tolaj.

Tolaj gjatë muajit shkurt të këtij viti, u kap nga kamera e Gazetës Jeta në Kosovë teksa drekonte në Restorantin “Tiffany”, pas përfundimit të pjesës së parë të seancës gjyqësore, seanca që po mbahen në Kinemanë ABC1.

Tolaj, më 21 shkurt në “Tiffany” drekoi bashkë me gruan dhe njerëz të tjerë.

Më pas ai u ngrit për t’u përshëndetur me disa persona që sot e sqaroi se ishin miq të babait të tij.

Tolajt iu ndalua ushqimi në publik derisa ndodhet nën arrest shtëpiak, edhe për faktin se mund të ndikojë në dëshmitarët e mundshëm të procesit kundër tij.(GJNK)