UBT

Tmerr për investues

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova ende nuk po ofron kurrfarë kushtesh për investues të huaj. Këtë e dëshmon biznesmeni kosovar i ardhur nga Zvicra.

Pronarët e shumë bizneseve mund të jenë me prejardhje edhe nga Kosova ose janë në ortakëri me vetë zviceranët. Një prej tyre është edhe Bekim Prelvukaj, një shqiptar nga Wintherturi i Zvicrës. Prelvukaj është me origjinë nga Peja, ndërsa është shkolluar në Zvicër si ekonomist dhe ka arritur të punojë në sektorin e kredive dhe sigurimeve në Winthertur. Tashti ai ka vendosur të investojë në qytetin prej nga ka ardhur për të hapur firmën e quajtur “Mabeko”, e cila është specializuar për prodhimin e kanaleve të ventilimit me standarde evropiane.

Investuesi nga diaspora ka në plan të investojë mbi 1 milion euro në tri etapa, duke punësuar nga 20 deri 35 bashkëvendës të tij nga Peja. Por, Prelvukaj nuk e ka filluar ende prodhimin shkaku i telasheve që i ka sjellë legjislacioni në Kosovë.

“Mabeko” pretendon edhe tregun ndërkombëtar, por çuditërisht i duhet licenca për të siguruar vajin industrial që i nevojitet për të filluar punën, ngase investuesi shqiptaro-zviceran zotohet për arritjen e standardeve evropiane të prodhimit.

Uji Dea

Biznesmeni nga diaspora tregon në një intervistë me albinfo.ch për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet në aktivizimin e biznesit në vendin e origjinës. Sipas tij, disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen investuesit e huaj në Kosovë janë infrastruktura, energjia elektrike, imazhi i keq i vendit dhe korrupsioni.

Prelvukaj tha se Kosova ka potencial për të thithur investimet e huaja, por i mungojnë ekspertët për t’i kuptuar mirë investuesit e huaj.

“Kosova duhet të orientohet më shumë në prodhim, sepse prodhimi në Kosovë është jetik për zhvillimin afatgjatë stabil të vendit, pastaj potenciali i fuqisë së re punëtore është kapital që duhet të shfrytëzohet”, tha mes të tjerash Prelvukaj.(express)