ARKATANA

Titaniku II, në vitin 2016

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Jo filmi. As ngjarja. Por anija.

Një biznesmen i fuqishëm në Australi ka thënë se ai ka porositur një anije identike si Titaniku dhe ajo do të nisë udhëtimin e saj në vitin 2016.

Biznesmeni Clive Palmer, i njohur për të bëmat e tij në mënyrë që të jetë sa më shumë në qendër të vëmendjes, ka thënë se njerëzit do ta shohin së shpejti duke lundruar “Titaniku II”.

ARKATANA

Anija do të ketë të gjitha tiparet si Titaniku i vërtetë, por Palmer ka thënë se ajo është duke u ndërtuar në mënyrë më moderne.

Palmer ka thënë se pasagjerët do të kenë nderin të jenë pjesë e Titanikut II dhe nuk duhet ti trishtojë ideja që do jenë në Titanik, sepse anija e dytë, është duke u ndërtuar konform të gjitha rregullave moderne.